Page 30 - Demo
P. 30
kuptoj se njerëzit kanë interesa të ndryshëm, që duhet të mbahen parasysh;kuptoj se, nëse nuk realizohen, interesat e ndryshëm mund të çojnë në mosmarrëveshje. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: interesa të ndryshëm, konflikt, komunikim, respekt i ndërsjellë.Dritani e ka pasion t’i bjerë trombës. Ai bën pjesë në një grup muzikor që do të japë koncert gjatë spektaklit të fundvitit në shkollë. Dritani ushtrohet në trombë sa herë që mundet, në dhomën e tij. Familja e Dritanit banon në një pallat me shumë banorë. Fqinja e familjes së Dritanit iu ankua prindërve të tij se muzika e lartë e shqetësonte dhe i shkaktonte dhimbje koke. Midis komuniteteve të ndryshëm, por nganjëherë edhe brenda të njëjtit komunitet, ka interesa të ndryshme. Ne mund të ndihmojmë në zhvillimin dhe forcimin e komuniteteve, për shembull:• duke kaluar kohën bashkë e duke njohur njëri-tjetrin;• duke u zbavitur dhe duke shkëmbyer ide;• duke respektuar dhe mbështetur njëri-tjetrin;• duke u kujdesur për mirëqenien dhe sigurinë e njëri-tjetrit;• duke kërkuar ndjesë, nëse kemi bërë gabim;• duke falur shokun apo shoqen që ka kërkuar ndjesë.Si mendoni ju?A mendoni se ka të drejtë Dritani? Për çfarë ka të drejtë ai?Përmendni disa nga komunitetet ku bën pjesë Dritani. Cilët janë disa nga interesat e përbashkët që ka Dritani me anëtarët e tjerë të këtyre komuniteteve?A mendoni se ka të drejtë fqinja? Për çfarë ka të drejtë ajo? Përmendni disa nga komunitetet ku bën pjesë fqinja. Cilët janë disa nga interesat e përbashkët që ka fqinja me anëtarët e tjerë të këtyre komuniteteve?A mund të sugjeroni një zgjidhje që t’i kënaqë të dyja palët?Mësimi Interesat e mi, interesat tanë528

