Page 32 - Demo
P. 32


                                    kujtoj raste të dukurive, ngjarjeve, qëndrimeve e sjelljeve pozitive;sugjeroj mënyra që ndihmojnë në ruajtjen e paqes në komunitet. Çfarë do të mësoj: Në qytetin tonë është hapur një debat i rëndësishëm. “Shoqata për mbrojtjen e kafshëve” ka nisur një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen e qenve dhe maceve endacake. Anëtarët e kësaj shoqate janë kundër izolimit të këtyre kafshëve në vende të posaçme, pasi mendojnë se ky veprim është keqtrajtim. Nga ana tjetër, shumë prindër janë ankuar në bashki se druajnë që fëmijët e tyre mund të jenë në rrezik, pasi numri i kafshëve endacake është shtuar shumë. Një grup prindërish ka nisur një peticion që të gjitha kafshët endacake të largohen nga mjediset publike.Bashkëjetesa paqësore duhet të jetë synim i të gjithëve, ajo përbën një të mirë të përbashkët.Që ajo të arrihet, shpesh duhet të bëjmë lëshime. Nëse të gjithë jemi të gatshëm ta dëgjojmë njëri-tjetrin, ta vëmë veten në vendin e tjetrit, të respektojmë idetë dhe zgjedhjet e tyre, atëherë mosmarrëveshjet bëhen më të rralla dhe zgjidhjet gjenden më lehtë.Si mendoni ju?Cilat janë komunitetet e përmendura në këtë shembull?Cila është arsyeja e mosmarrëveshjes?Cila mund të jetë një zgjidhje e mundshme?A ju ka ndodhur ndonjëherë diçka e ngjashme? Si keni vepruar?  Fjalë kyçe: mosmarrëveshje, sjellje,ngjarje, qëndrime,dukuri.Mësimi6 Bashkëjetesa paqësore30
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36