Page 33 - Demo
P. 33


                                    Me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, sigurohemi që shoqëria jonë forcohet. Punë në grupNë grupe, lexoni situatat e mëposhtme. Gjeni sa më shumë zgjidhje. PROBLEMI ZGJIDHJARrugët kryesore të qytetit do të mbyllen të enjten dhe të premten, me rastin e organizimit të maratonës. Shoqata të ndryshme qytetare janë ankuar publikisht se ky vendim dëmton interesat e ndërmarrjeve dhe dyqaneve në qendër të qytetit. Edhe disa qytetarë janë shprehur të shqetësuar.Disa nga banorët e pallatit tim duan që në pastrimin e mjediseve të përbashkëta të përfshihet edhe oborri i pallatit. Te ky grup përfshihet edhe nëna ime, e cila mendon se është e rëndësishme që mjedisi ku luajmë unë dhe shokët e pallatit të jetë i pastër dhe i sigurt. Banorë të tjerë nuk janë dakord, pasi kjo do t’u kushtojë më shumë para.Lexoni me kujdes zgjidhjet që kanë dhënë grupet e ndryshme dhe diskutoni.• A ka zgjidhje kur të dyja palët janë të pakënaqura? • A ka zgjidhje kur vetëm një palë është e kënaqur dhe tjetra jo? Përpiquni të gjeni të paktën një zgjidhje të përshtatshme për të dyja palët.Lojë me roleNdahuni në grupe dhe përcaktoni rolet kryesore, si për shembull, një përfaqësues për secilin grup. Renditni argumentet e secilit grup. Dëgjojini ato me vëmendje. Përpiquni të gjeni një propozim të kënaqshëm për të dyja palët. Klasa e Ermirës do të organizojë një ekskursion njëditor. Vajzat duan të vizitojnë Muzeun e Shkencave Natyrore, ndërsa djemtë duan të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar.Veprimtari31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37