Page 37 - Demo
P. 37
Ndërto diagramin e VenitPërcakto përgjegjësitë e tua dhe ato të shokëve. Zbulo përgjegjësitë e përbashkëta të nxënësve të klasës.Punë në grupDiskutoni situatat e mëposhtme.a. Vesa ka thyer dorën dhe duhet të rrijë në klasë gjatë pushimit të madh. Për më tepër, ajo ka vështirësi të ushqehet. Mësuesja i kërkon shoqes së bankës të ndihmojë Vesën për të ngrënë, por ajo do të luajë me shoqet e tjera. b. Andi është shumë i zoti në kompjuter, por nuk përpiqet fare të mësojë historinë. Ai mendon se nuk i duhet historia, pasi në të ardhmen do që të bëhet inxhinier informatike. Si mendoni se po i plotësojnë përgjegjësitë ndaj vetes këta fëmijë? Po përgjegjësitë ndaj grupit?Si do të vepronit ju?PËRGJEGJËSITËE MIAPËRGJEGJËSITËE SHOKËVE35

