Page 40 - Demo
P. 40
mësoj çfarë është kultura;identifikoj elemente të kulturës;dalloj ndryshimet mes kulturave. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: kulturë, elemente kulturore,mënyrë jetese,komunitet.Era ftoi Vesën për drekë në shtëpi. Sapo hyri, Vesa u mahnit nga korniza e madhe prej druri që ndodhej në korridor. Aty ishte vendosur kostumi popullor i gjyshit. Ajo gjithashtu vuri re se Era e thërriste gjyshen e saj “ije”. Për drekë, kishin gatuar shumë ushqime të shijshme, por ushqimi që i pëlqeu më shumë ishte tava e dheut, e shërbyer në një enë balte.Si mendoni ju?Çfarë i bëri përshtypje Vesës në shtëpinë e Erës?Cilës krahinë i përkisnin veshjet dhe gatimet? Tregoni ushqime dhe veshje të veçanta që përdorni në familjet tuaja. Kultura ka të bëjë me mënyrën e jetesës së një komuniteti dhe shoqërie. Ajo përfshin shumë elemente të përbashkëta, si p.sh.: vlerat, rregullat, gjuhën, muzikën, artet, traditat dhe besimet. Çdo qenie njerëzore ka identitetin e vet kulturor, i cili i jep mundësinë të dallohet nga të tjerët, të kujtojë se çfarë ka përjetuar dhe cila është origjina e tij. Njëkohësisht, ne nuk duhet të gjykojmë kulturat që ndryshojnë nga e jona, por të jemi të hapur ndaj kulturave të grupeve apo komuniteteve të tjera, sepse, në këtë mënyrë, do të mësojmë shumë gjëra dhe do ta pasurojmë jetën tonë. Çdo popull ka kulturën e vet që quhet kulturë kombëtare. Kur dy kultura takohen, ndodhin dhe shkëmbime midis tyre. Për shembull, në Shqipëri gjenden gjurmë të ndryshme të kulturës osmane, si në gatime, ashtu dhe në arkitekturën e qyteteve. Kështu, bakllavaja është një gatim me origjinë osmane, që tashmë është një nga ëmbëlsirat kryesore të festave tona.Mësimi1 Kultura dhe elementet e saj38

