Page 41 - Demo
P. 41
VeprimtariRast studimiLexo me vëmendje dhe përgjigju pyetjeve:Për festën e Pashkëve, Blerina, së bashku me prindërit, shkon në Shkodër, në vendlindjen e mamit të saj. Gjyshërit në Shkodër shkojnë shpesh në kishë. Për festa, ata mbushin tavolinën plot me vezë të kuqe e gatime të shijshme. Blerina është shumë e gëzuar sa herë ka festa, sepse feston me të afërmit dhe merr dhurata. Me gjyshërit nga babai, të cilët jetojnë në Tiranë, festojnë festën e Bajramit me gatime karakteristike dhe gjithashtu këmbejnë dhurata. E ku ka më bukur se sa t’i festosh së bashku me të afërmit të gjitha festat!Pse familja e Blerinës feston edhe Pashkët, edhe Bajramin?Çfarë dallimi kulturor ekziston në familjen e tyre? Si e përjetojnë ata këtë?Po ju cilat festa organizoni në familjet tuaja? Tregoni si i organizoni ato. Përshkruani elementet, si: dekori për secilën festë, shtrimi i tryezës, gatimet tradicionale, mënyrat si festoni, veshjet që përdorni etj.Njih veten Trego identitetin tënd, duke plotësuar fjalitë.Unë quhem __________________________.Gjuha që flas është ____________________________.Familja ime e ka origjinën _______________________.Festat tradicionale që festohen në familjen time janë __________________________.Gatimi më i veçantë në familjen time është _________________________________.PlotësoVëzhgo me kujdes, gjej dhe qarko fjalët në kornizë:VeprimtariM K U F M X B K V AH U U Q U E P R E SJ U Z L S Z D A S EZ Z Z I T T H H H TB V M H K U Q I J EL E Ë Ë J A R N E JI M I G Ë H S A R TA I D E N T I T E TA T I D A R T E T KU S H Q I M E Y U XARTET, BESIME, GJUHA, IDENTITET, JETESA, KRAHINA, KULTURA, MUZIKA, TRADITA, TRASHËGIMI, USHQIME, VESHJE.Kultura ndikon në mënyrën e jetesës së një komuniteti dhe të një shoqërie.39

