Page 42 - Demo
P. 42
njoh kulturën e popullit tim;argumentoj rëndësinë e elementeve kulturore të një populli. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: kulturë, folklor,traditë,gjuhë,muzikë,artizanat.Tradita e muzikës popullore të JugutIsopolifonia popullore shqiptare është aq e veçantë, saqë është shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit” dhe mbrohet nga UNESCO. Ajo është një ndër vlerat më të veçanta të folklorit muzikor shqiptar, por dhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi.Si mendoni ju?Çfarë kanë të përbashkët fotot e mësipërme?Si janë ruajtur traditat brez pas brezi?A mendoni që ato kanë pësuar ndryshime duke kaluar nga brezi në brez?Në cilat aktivitete e përdorim më shumë muzikën popullore?Kultura kombëtare shqiptare është shumë e pasur. Ne krenohemi me larminë e elementeve kulturore që kemi trashëguar brez pas brezi. Kultura zhvillohet dhe ndryshon gjatë gjithë kohës. Disa elemente të saj ndryshojnë nga ne te prindërit, po aq sa mund të ndryshojnë edhe mes bashkëmoshatarëve, që jetojnë në krahina të ndryshme.Gjuha, tregimet dhe elementet e folklorit janë të papërsëritshme dhe ndikojnë në sjelljen e njerëzve dhe mënyrën e tyre të jetesës. Veshjet tradicionale janë të ndara sipas krahinave dhe janë përshtatur sipas klimës së vendit. Por edhe brenda së njëjtës krahinë ka larmishmëri. Gatimet tradicionale janë të shumëllojshme dhe shpesh përshtaten me prodhimet e zonës nga e cila vijnë.Përfaqësimi më i mirë i muzikës popullore është Festivali Folklorik Kombëtar, që organizohet në qytetin muze të Gjirokastrës.Punimet artizanale janë elemente shumë të veçanta të kulturës sonë. Ato janë të larmishme midis krahinave.Mësimi Kultura e popullit tonë 240

