Page 44 - Demo
P. 44
Si mendoni ju?Cilin element të traditës popullore ju sjell ndër mend kjo situatë?Si ju duket ky veprim? Do të donit të krijonit edhe ju një mozaik të tillë?A keni përjetuar ndonjë situatë të ngjashme? Si keni vepruar?Shqipëria është një vend shumë i pasur me elemente kulturore specifike. Punimet artizanale janë një pasuri e çmuar. Ato tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin tonë. Për shembull, tradita si ajo e punimit të gurit, gdhendjes së drurit apo punimit të argjendit janë trashëguar brez pas brezi. Punimet artizanale janë nga elementet më të hershme të kulturës shqiptare. Ato kanë karakteristikat e zonave të ndryshme gjeografike ku kanë lindur dhe janë zhvilluar. Edhe gatimi është njëri prej elementeve që krahinat e ndryshme në Shqipëri shkëmbejnë me njëra-tjetrën. Është e rëndësishme t’i njohim e t’i respektojmë ndryshimet kulturore dhe të përpiqemi të mësojmë prej tyre.Këmbimi i përvojave mes grupeve të ndryshme kulturore na e bën jetën më të pasur e më argëtuese. Kur japim e marrim nga kultura, traditat e zakonet, ne pasurohemi e bëhemi më të mirë.Mësimi Traditat kulturore3tregoj se si ndikojnë traditat kulturore në jetën tonë;mësoj se larmia kulturore na pasuron. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: tradita, ndryshime kulturore, pasuri kulturore, grupe kulturore.Në kuadrin e veprimtarisë shkollore \shkollë gjyshin e tij, Platonin. Fëmijët u çuditën kur panë që ai nxori nga çanta një çekiç dhe një daltë dhe i ftoi të gjithë të mblidhnin gurët që ishin në oborr.– Së bashku, – tha ai, – ne do të krijojmë një mozaik me formë libri dhe me simbolin e klasës suaj, IVB.42

