Page 45 - Demo
P. 45
VeprimtariRast studimiLexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:Në një rrugicë të ngushtë në tregun e qytetit jugor të Shqipërisë, në Gjirokastër, kalimtarët e rastit dëgjojnë goditjet e përsëritura të çekanit në një lokal të vogël zejtar. Gurët po shndërrohen ngadalë në vepra arti. Gurët janë simbol i Gjirokastrës, të cilën shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, në librin e tij “Kronikë në gur”, e përshkruan kështu: “Çdo gjë në qytet ishte e vjetër dhe e punuar nga guri, duke filluar nga rrugët, fontanat deri tek kulmet e shtëpive të vjetra që mbulohen nga gurët e rrasave si luspa gjigante.” Për cilën lloj zejtarie bëhet fjalë?A ka në qytetin apo fshatin ku jeton punishte të vogla artizanale? Sillni shembuj të ndryshëm, edhe nga ata që mund të keni lexuar apo parë në televizor.Përmendni disa qytete në Shqipëri që kanë traditë në zejtari.MendoDeri para pak vitesh, zejtaria, duke qenë se bëhet nëpërmjet punës së dorës, konsiderohej një punë e mundimshme e pa fitim. Sot, po ngrihen dhe shërbejnë si qendra turistike punishte të reja qëndistarie, punishte për përpunimin e filigranit, argjendit, bakrit apo për punimin e qilimave. Mendo dhe argumento me fjalët e tua, pse njerëzit po i kthehen sërish këtij arti.DetyrëMe ndihmën e prindërve, përgatit një fletëpalosje me fotografi të ndryshme punimesh artistike (qëndisje, punime në dru, alabastër, qilima tradicionalë, gdhendje në gur etj.). Respektimi i traditave tregon kulturë.43

