Page 48 - Demo
P. 48


                                    Si mendoni ju?Përse mendoni se fëmijët kishin vështirësi në komunikim?Keni pasur raste të ngjashme në klasën tuaj?Çfarë ndryshimesh të tjera mund të dalloni mes shokëve të klasës suaj?Elementet kulturore janë kaq të pranishme në jetën tonë, sa as nuk i vëmë re që po i përdorim. Mënyra si mendon dhe shprehet dikush, është një shfaqje e kulturës së tij. Mendimet janë të lidhura me njohuritë dhe me format e ndryshme të sjelljes që janë fituar në familje e shoqëri. Edhe pse këto elemente shpesh janë të ndryshme, kjo nuk duhet të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes anëtarëve të një grupi apo komuniteti. Për shembull, në familje apo në jetën e përditshme mund të përdoren fjalë dialektore. Edhe pse janë të ndryshme nga gjuha letrare, ato e pasurojnë gjuhën. Gojëdhënat e trashëguara brez pas brezi kanë sjellë te ne elemente të rëndësishme historike e kulturore. Muzika tradicionale na zbukuron momentet e ndryshme të jetës. Ne mund të kërcejmë e këndojmë me kënaqësi sa herë e dëgjojmë atë.Mësimi Larmia kulturore5vlerësoj larminë kulturore;jam i hapur ndaj kulturës së tjetrit. Çfarë do të mësoj:  Fjalë kyçe: larmi kulturore, anëtarë grupi, marrëdhënie mes grupesh.Këtë vit shkollor, në klasën IVA, erdhën dy nxënës të rinj. Dreni, që vinte nga Kosova, dhe Dea, që ishte kthyer nga Greqia. Ata u ndien mirë në klasën e re, por kishin pak vështirësi kur komunikonin me shokët. 46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52