Page 49 - Demo
P. 49


                                    VeprimtariLarmia kulturore dhe ajo e traditave janë pasuri dhe duhen respektuar.Rast studimiLexo me vëmendje dhe përgjigju pyetjeve:Tezja e Anit ka mbaruar studimet për arkitekturë në Itali. Ajo vendosi që të ristrukturojë shtëpinë e gjyshit në fshat. Punoi shumë që shtëpia e re të ruante traditën në ndërtim. Edhe në mobilimin e brendshëm, ajo u tregua shumë e kujdesshme për të ruajtur traditën e shtëpisë së vjetër: oxhakun, sixhadet prej leshi të punuara nga duart e arta të gjyshes, perdet e qëndisura, karriget e tavolinat e drurit. Vetëm për dhomat e gjumit, ajo zgjodhi stilin italian. Të gjithë e pëlqyen shtëpinë e re, përveç gjyshit që nuk u kënaq shumë.Pse nuk u kënaq gjyshi? Cilin element të shtëpisë e dëshironte ndryshe? Mendoni që ndryshimet mes brezave janë të dukshme në këtë situatë? Ku? Kulturat e cilave vende paraqiten në këtë tregim?Mund të përmendni disa ndryshime kulturore midis këtyre vendeve?Punë në grupShkruani mënyra të ndryshme përshëndetjeje në gjuhën shqipe në etiketa letre të prera në forma të ndryshme. Ngjitini në tabelë ose në një tabak letre dhe bëni krahasimet mes tyre. Cilin element kulturor pasurojmë me përdorimin e tyre?Mendo dhe plotësoNëse të gjithë individët do të visheshin njësoj, nuk do të kishim më interes për kulturën e __________________________ .Nëse të gjithë individët do të kishin të njëjtën gjuhë, nuk do të kishim më interes për kulturën __________________________ .Nëse të gjithë individët do të praktikonin të njëjtin sport, nuk do të kishim më interes për kulturën __________________________ .Mirëmëngjes!Njatjeta juj! Nadjamirë!TujtjetaJunjatjeta!Si ke nje?Tungjatjeta! T’u njat jeta! Mirë se ardhe!47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53