Page 50 - Demo
P. 50
Fjalë kyçe: respektojmë kultura, ndryshime kulturore, keqkuptim, kuptoj kulturën tjetër.Kultura e grupit ku bëjmë pjesë mund të ndikojë në mendimet dhe qëndrimet tona. Grupe të ndryshme kanë kultura të ndryshme. Për shkak të këtyre ndryshimeve kulturore, mund të lindin keqkuptime apo mosmarrëveshje. Është e rëndësishme të kuptojmë se çdo kulturë ka vlerat dhe normat e veta. Si e tillë, ajo duhet të respektohet nga të gjithë. Nëse nuk respektojmë ndryshimet kulturore, mund të lëndojmë veten dhe të tjerët. Asnjë kulturë nuk është më e mirë se një tjetër. Ato janë thjesht të ndryshme dhe secila ka vlerat e saj të padiskutueshme.Mënyrat si mund të sillemi kur përballemi me kultura të ndryshme nga e jona: - Të tregojmë interes, për të kuptuar më mirë kulturën tjetër.- Të pyesim për gjërat që nuk dimë.- Nëse dikush padashur është lënduar prej sjelljes sonë, të kërkojmë ndjesë. Mësimi6 Respektojmë kulturatSi mendoni ju?Përse qau Martini? Si mendoni se është ndier ai?Përse qeshën disa shokë? Ku gabuan ata?Keni përjetuar situata të ngjashme? Si jeni sjellë?njoh e respektoj kultura të ndryshme;argumentoj se kultura lidhet me mënyrën se si sillemi. Çfarë do të mësoj: Për 10-vjetorin e Martinit, prindërit i organizuan një festë në shtëpi me shokët dhe shoqet e klasës. Gjyshja e Martinit mbante veshur një kostum tradicional të Veriut. Shokëve u bënë shumë përshtypje flokët e gjyshes dhe disa foto të vjetra, bardhezi, të vendosura në mur. Disa prej tyre filluan të qeshnin. Martini u mërzit dhe shkoi në dhomën e tij duke qarë.48

