Page 52 - Demo
P. 52
Fjalë kyçe: tolerancë,mirëkuptim,bashkëpunim,respekt i ndërsjellë,bashkëjetesë paqësore.Në klasë mund të kemi prejardhje, kultura e mendime të ndryshme. Të gjithë jemi të barabartë dhe meritojmë të njëjtin respekt nga njëri-tjetri. Respekti nënkupton edhe tolerancë. Të jesh tolerant do të thotë të pranosh çdo njeri për atë që është, ta vlerësosh pa paragjykime dhe ta respektosh, edhe kur disa elemente nuk të pëlqejnë. Tolerancë nuk do të thotë që të pranosh sjelljen e gabuar. Por, toleranca përfshin dhe faljen, kur njerëzit kanë gabuar.Toleranca është e nevojshme në jetën tonë të përditshme. Pa të, nuk do të kishte mirëkuptim e bashkëpunim. Ajo është një element i rëndësishëm për krijimin e një marrëdhënieje të paqtë dhe bashkëpunuese mes individëve. Kështu, jeta jonë bazohet në respektin e tolerancën e ndërsjellë. Mësimi Toleranca ruan 7 lidhjen mes kulturaveSi mendoni ju?Përse Andia nuk e kishte ftuar Jetën?Si ju duket veprimi i saj?Si mund të kenë reaguar shokët e shoqet?Realizojeni këtë situatë në lojë me role. njoh rolin e tolerancës në grupe të ndryshme shoqërore;tregoj se mirëkuptimi dhe pranimi i mendimit ndryshe janë pjesë e tolerancës. Çfarë do të mësoj: Andia me shokët e shoqet e grupit po punonin për projektin në lëndën e historisë në shtëpinë e saj. Vetëm Jeta, vajza rome që ishte anëtare e grupit, nuk ndodhej aty. – Po Jeta ku është? – pyeti Kejsi.– Atë nuk e kam ftuar. E bëjmë ne gati dhe për të, – tha Andia.16 NëntoriDita Ndërkombëtaree Tolerancës50

