Page 58 - Demo
P. 58
tregoj çfarë është rruga;identifikoj lloje të ndryshme rrugësh;dalloj disa karakteristika të rrugëve. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: rrugë,trotuar,autostradë, mbikalim,kalldrëm,rrugë ajrore, rrugë detare.Si mendoni ju?Cila prej rrugëve në fotografi ngjan me rrugët e vendbanimit tuaj?A njihni lloje të tjera rrugësh? Flisni për to.Ç’kanë të përbashkët me njëra-tjetrën rrugët që shikoni në fotografi? Nga se ndryshojnë?Çfarë dallojmë në rrugët tokësore? (vijat e bardha, ...) Pse rrugët janë të rëndësishme për njerëzit?Rruga është një hapësirë e caktuar mbi të cilën lëvizin njerëzit ose mjetet e ndryshme të komunikacionit. Ajo shërben për të lidhur vende të ndryshme. Rrugët mund të jenë tokësore, ajrore ose detare. Rrugët tokësore mund të jenë me një kalim, me dy kalime ose me më shumë se dy kalime.Ato mund të jenë: të asfaltuara, të paasfaltuara, me kalldrëm, të drejta, me kthesa, malore etj. Në to ka disa elemente: trotuare, semaforë, vijëzime, tabela të të gjitha llojeve, pista biçikletash etj. Rrugët që kanë dy ose më shumë korsi kalimi në secilin krah dhe ku kufijtë e shpejtësisë janë më të lartë se në rrugët e tjera, zakonisht quhen autostrada. Në autostrada kalojnë vetëm automjete, ndërsa këmbësorët kalojnë në mbikalime të posaçme për ta. Autostradat lidhin qytetet ose shtetet.Mësimi1 Llojet e rrugës56

