Page 60 - Demo
P. 60
Mjetet e komunikacionit janë të shumta. Disa prej tyre shërbejnë për transportin e udhëtarëve nga një vend në tjetrin, disa për transportin e mallrave. Ato grupohen në: Mjetet e komunikacionit tokësor: autovetura, autobusi, kamioni, taksia, treni, karroca, biçikleta etj.Mjetet e komunikacionit ajror: avioni, helikopteri, anija kozmike etj.Mjetet e komunikacionit detar: varka, anija, trageti, transoqeaniku etj.Disa mjete kanë përdorim të veçantë, p.sh.: makina e policisë, autoambulanca, zjarrfikësja.Komunikacioni është tërësia e rrugëve tokësore, detare dhe ajrore në një vend ose ndërmjet disa vendeve.identifikoj mjete të ndryshme komunikacioni;tregoj rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: komunikacion,mjetkomunikacioni.Si mendoni ju?Si do t’i gruponit mjetet e komunikacionit? Shpjegoni pse.Tregoni mjete të tjera që njihni.Çfarë dini për mjetet e para të komunikacionit?Si kanë ndryshuar ato me kalimin e viteve?Cili është mjeti juaj i preferuar? Pse?Përse jeta sot është kaq e varur prej mjeteve të komunikacionit? Ç’rëndësi kanë ato?Mësimi Mjetet e komunikacionit258

