Page 62 - Demo
P. 62
Që të jemi të sigurt në rrugë, është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi për përgjegjësitë tona. Për shembull:Si këmbësorë, duhet të ecim në trotuar, nëse ka. Nëse nuk ka trotuar, duhet të ecim në anën e majtë të rrugës. Duhet të kalojmë rrugën në vijat e bardha dhe, para se të kalojmë rrugën, duhet të kontrollojmë majtas e pastaj djathtas. Duhet të respektojmë semaforin dhe nuk duhet ta kalojmë rrugën me vrap apo duke mbajtur kufje në vesh. Kur jemi grup, duhet të ecim njëri pas tjetrit. Kur lëvizim natën, duhet të veshim rroba që na bëjnë të dukshëm.Si përdorues të biçikletës ose patinave, duhet të ecim në korsinë e caktuar për to, nëse ka. Duhet të vendosim kaskën mbrojtëse dhe të sigurohemi që dritat e biçikletës të jenë në rregull. Duhet të respektojmë semaforin. Nëse përdorim patinat, duhet të qëndrojmë mbi trotuar, por pa shqetësuar të tjerët.Si pasagjerë në makinë, nuk duhet të bllokojmë pamjen e pasqyrës së makinës për shoferin dhe të prekim timonin, butonin e hapjes së dyerve apo butona të tjerë. Duhet të vendosim rripin e sigurimit, të mos nxjerrim kokën ose sende nga dritarja.Si mendoni ju?Kush kishte të drejtë, Era apo Driloni? Pse?Cilat janë disa nga rreziqet që paraqesin rrugët në këtë rast? Si mund t’i shmangin sa më shumë Era dhe Driloni? Tregoni dhe ju përvoja të ngjashme, nëse keni.Mësimi Përgjegjësitë e mia në rrugë3identifikoj përgjegjësitë e mia në rrugë;argumentoj domosdoshmërinë e përgjegjësive të mia në rrugë;evidentoj rreziqet që paraqet moszbatimi i rregullave. Çfarë do të mësoj: Fjalë kyçe: trotuar,vija të bardha,këmbësor,pasagjer.Për të shkuar në shkollë, Erës dhe Drilonit u duhet të kalojnë gjatë një rruge ku qarkullojnë gjithmonë makina. Para se të arrijnë në shkollë, u duhet të përshkojnë edhe një rrugë të ngushtë lagjeje. Era mendon se aty janë të sigurt, ngaqë nuk ka shumë makina. Driloni përpiqet t’i shpjegojë se edhe këtu, megjithëse nuk ka lëvizje të shpeshta makinash, ata janë të rrezikuar, prandaj duhet të tregohen të kujdesshëm.Vendkalim këmbësorësh është ajo pjesë e rrugës e shënuar në mënyrë të posaçme, në të cilën këmbësorët, gjatë kalimit nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kanë përparësi ndaj automjeteve.60

