Page 8 - Demo
P. 8


                                    përshkruaj dëshirat e mia;kuptoj që secili prej nesh ka prirjet e veta;identifikoj aftësitë dhe sfidat individuale. Fjalë kyçe: i/e veçantë, sfidë, interesa,dëshira, prirje, përkushtim. Ne të gjithë jemi të ngjashëm, por kemi dhe shumë ndryshime. Hollësitë që na bëjnë të veçantë janë të shumta. Secili prej nesh mund të ketë prirje të caktuara, diçka në të cilën jemi të zotë dhe që na pëlqen ta bëjmë. Për shembull, vizatimi, muzika, sporti, shkencat e të tjera. Në varësi të prirjeve që kemi, përpiqemi të zhvillojmë më tej aftësitë. Dikush mund të bëhet futbollist i mirë, nëse ka prirje dhe stërvitet vazhdimisht. Dikujt tjetër mund t'i pëlqejë pianoja, por nuk ka prirjen e duhur. Ndaj, secili prej nesh duhet të ndjekë prirjet që ka. Megjithatë, ka raste kur prirjet nuk janë shumë të qarta apo të dallueshme. Prandaj, puna këmbëngulëse dhe përkushtimi janë më të rëndësishme për të zhvilluar aftësitë në një fushë të caktuar. Sfida jonë e përhershme është përkushtimi për t’u përmirësuar vazhdimisht. Çfarë do të mësoj: Besa është fëmija i tretë në familje. Ajo është tip sportiv dhe i pëlqen veçanërisht të luajë futboll. Këtë pasion e ka edhe vëllai i saj, Andi, i cili stërvitet shumë. Kurse motra e madhe, Ana, është shumë e talentuar në piano dhe punon përditë për t’u përmirësuar.Besa ka mësuar anglisht që në klasë të parë dhe tani bashkëbisedon herë pas here me fqinjin e saj, që ka ardhur nga Amerika. Mësuesja i ka thënë që ka prirje për gjuhët e huaja, por duhet të punojë vazhdimisht për të mësuar sa më shumë.Si mendoni ju?Çfarë dëshirash dhe aftësish ka Besa? Po Ana?Pse Andi dhe Ana stërviten aq shumë në pasionet e tyre?A ka të drejtë mësuesja për këshillën që i ka dhënë Besës?Mësimi1Prirjet dhe aftësitë e miatë veçanta6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12