Page 80 - Demo
P. 80


                                    Punëtorët e aftë janë burimi njerëzor i përdorur nga bizneset. Ata do të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhje tani, të cilat do t'i ndihmojnë të përgatiten për nevojat e vendit të ardhshëm të punës. Kur punësohen, personat që kërkojnë punë, bëhen punëmarrës. Punëmarrësi është personi që punon për një biznes. Bizneset që punësojnë punëtorë, janë punëdhënës. Bizneset kërkojnë (krijojnë kërkesë) punëtorë me aftësi që përputhen me nevojat e tyre. Bizneset mund të kërkojnë njerëz me njohuri shkencore. Kur numri i shkencëtarëve është i vogël dhe i pamjaftueshëm për të plotësuar vendet e punës që kërkohen, themi që kërkesa për shkencëtarë është e lartë. Nëse disa vende pune pritet të shtohen shumë, atëherë ato quhen vende pune me rritje të madhe. Qeveria duhet të bëjë kërkime për të përcaktuar se cilat vende pune do të jenë shumë të kërkuara dhe me rritje të madhe në të ardhmen. Ky informacion i ndihmon shkollat, universitetet dhe individët të përgatiten për mundësi karriere në të ardhmen.4.5 Një grupim aftësishNë fund të këtij mësimi nxënësit do të jenë të aftë:Ɣ /lˆ`i˜ÌˆwŽœ˜l}ÀÕ«ˆ“iÌi«ÀœviȜ˜iÛi`…i>vÌlÈÌliŽlÀŽÕ>À>«ÀiÌÞÀi°Ɣ /lŎÀÕ>˜l˜l6Ìl̅iÅÌl°fifl	L Të dashur nxënës. Në mësimin e kaluar mësuam që nevojat e biznesit për aftësi të ndryshme krijojnë kërkesën për punëtorë që i kanë ato aftësi. ˆl̍>˜l>̜¶I. Të kuptojmë konceptet dhe idetë kryesore të mësimit1. Plotësoni• Punëmarrës quhet ........................................................................................... • Bizneset që punësojnë punëtorë, janë ...........................................................• Kërkesa për një burim është e lartë, kur .........................................................• Vende pune me rritje të madhe quhen ..........................................................• CV është .........................................................................................................2. Çfarë lloj punëtorësh kërkojnë bizneset? 3. Pse duhet të dimë aftësitë që janë të domosdoshme për një ose për disa profesione? II. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit1. Pse duhet të dimë cilat vende pune do të jenë të kërkuara në të ardhmen?2. Pse është e rëndësishme t’u kushtojmë rëndësi aftësive që kërkohen nga shumë profesione?3. Për kë është e rëndësishme një CV, për punëdhënësin apo për atë që kërkon punë?4. Pse disa profesione nuk janë më të nevojshme sot? A dini ndonjë profesion të tillë?III. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisë1. Zgjidhni një profesion për të cilin mendoni se jeni i aftë, dhe shkruani një CV me të cilën dëshironi t’i tregoni punëdhënësit tuaj se ju zotëroni aftësitë e duhura për atë punë. Kërkoni nga mësuesi t’u ofrojë një model CV.2. Intervistoni një person të familjes, duke përdorur pyetjet e mëposhtme: • Cilat janë aftësitë kryesore që kërkohen në punën tuaj?• Si i fituat ato aftësi (në shkollë, trajnim në vendin e punës ose me ndonjë program trajnimi)?• Cilat mendoni se janë aftësitë më të rëndësishme ku duhet të përqendrohem për të pasur  më shumë mundësi që të gjej punë në të ardhmen?• A keni paraqitur një CV, kur aplikuat për vendin tuaj të punës? A mund ta shoh?Disa nga profesionet që ekzistojnë sot, mund të mos jenë më të nevojshme pas 10 vjetësh. Kështu, kovaçët (përpunuesit e hekurit) dhe këpucarët kanë qenë të rëndësishëm shumë vjet më parë, por tani kërkesa për ta ka rënë shumë. Nga ana tjetër, në të ardhmen do të shtohen profesione të reja që nuk kanë ekzistuar më parë. Për shembull, profesionet që kanë të bëjnë me kompjuterat, nuk ishin aq të nevojshme para 30 vjetësh, sepse shumë njerëz nuk e përdornin kompjuterin në atë kohë. Shumë biznese ndryshojnë shpejt. Po kështu, ndryshojnë edhe kërkesat që ato kanë për aftësitë e njerëzve që punojnë për to. Për këtë arsye, është mirë që ata që kërkojnë punë, të përpiqen të pajisen me disa aftësi që mund të përdoren në shumë biznese, madje edhe kur këto ndryshojnë. Për shembull, çdo punë kërkon nga punonjësit që të jenë të përpiktë në orar, të jenë të disiplinuar dhe të aftë të organizojnë punën, cilado qoftë ajo. Njerëzit zakonisht i paraqesin aftësitë e tyre te një punëdhënës i mundshëm nëpërmjet një dokumenti të quajtur CV, e cila është një përmbledhje me shkrim e arsimimit dhe e përvojës në punë të një personi. Kjo e ndihmon punëdhënësin që të punësojë punonjësin më të mirë për një vend pune. Zakonisht, punëdhënësi kërkon të dijë më shumë për punonjësin që kërkon punë. Në këtë rast, përveç CV-së, ai kërkon të bisedojë me të për të mësuar më shumë për aftësitë e tij. Për këtë arsye, ai e fton punonjësin e mundshëm në një intervistë pune, e cila është një bisedë ndërmjet një punëmarrësi të mundshëm dhe punëdhënësit, për të vendosur nëse personi që kërkon punë, i ka aftësitë e duhura për punën e tij.78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84