Page 82 - Demo
P. 82


                                    Bizneset përmes internetit kanë shumë më tepër klientë, sepse ato mund t'i arrijnë këta kudo dhe kurdo. Teknologjia ka ndryshuar mënyrën sesi punojnë bizneset. Ajo ka ndryshuar edhe mënyrën se si këto biznese i marrin punëtorët në punë. Shumë kompani kërkojnë të marrin në punë punonjës shumë të aftë dhe krijues, pavarësisht se ku jetojnë ata. Në të shkuarën, bizneset konkurronin vetëm me bizneset që ishin pranë tyre. Transporti i mallrave me kuaj, me anije ose me tren kërkonte shumë kohë. Kur mjetet e transportit u zhvilluan, u bënë më të shpejta dhe me leverdi, edhe biznesi e zgjeroi rrethin e klientëve të tij, në qytetet, në zona më të gjera e, më pas, në nivel rajonal dhe botëror. Konkurrenca është rivaliteti (gara) ndërmjet dy ose më shumë bizneseve që luftojnë për VÇƂVWCTVÇPLÇLVKPMNKGPVQUGRÇTVÇ\\QVÇTWCTVÇnjëjtin treg. Konkurrenca është ajo që e bën ndërmarrjen e lirë të veçantë, pasi konsumatorët zgjedhin mallrat me çmimet më të mira.Bizneset konkurrojnë për pasur më shumë shitje dhe për të pasur punëtorët më të mirë. Konkurrenca është ajo që ka nxitur aftësinë krijuese dhe rritjen e biznesit nga sipërmarrësit e rinj. Sot, njerëzit përdorin teknologjinë, për shembull kompjuterat, telefonat, faksin etj., për të blerë dhe për të shitur mallra e shërbime nga çdo vend i botës.Shumë biznese prodhojnë vetëm një lloj malli ose pjesë të një malli dhe më pas ua shesin ato të tjerëve. Ky quhet specializim. Për shembull, pjesët e ndryshme të një makine prodhohen në vende të ndryshme, që janë specializuar t’i prodhojnë ato, dhe montohen (bashkohen) në një vend tjetër. Sot, shumë kompani konkurrojnë në nivel botëror. Kjo do të thotë që ato konkurrojnë për biznes ose për punëtorë në të gjithë botën. Punonjësit shumë të zotë dhe të aftë për të qenë krijues e për të komunikuar mirë kërkohen në të gjithë botën. Këta punonjës janë forca shtytëse e biznesit sot dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë edhe në të ardhmen. Sot, të gjithë janë të ndërvarur botërisht nëpërmjet mallrave që blejmë, si dhe në prodhimin e mallrave dhe të shërbimeve.4.6 Ndërlidhjet me botënNë fund të këtij mësimi nxënësit do të jenë të aftë:Ɣ /l«lÀŎÀÕ>˜lëiVˆ>ˆâˆ“iÌ`…iŽœ˜ŽÕÀÀi˜Vl˜˜lLˆâ˜iðƔ /l«lÀi̜˜l˜iۜ>Ì}œL>iÌlÅՓlLˆâ˜iÃiÛi°fifl	LTë dashur nxënës.Ju ndoshta keni dëgjuar që shumë biznese funksionojnë me teknologji të përparuar, që u shërben mijëra klientëve në mbarë botën, pra shumë më tepër sesa do ta përballonte ˜l`Þµ>˜ˆÛiÌl“°ffilÅÌÕ]Ã>È>i“>À>Ûitë përdorura që shiten në një dyqan në një qytet të Shqipërisë nuk mund të krahasohet me sasinë e mallrave të përdorura që shiten œ˜ˆ˜i (përmes internetit).I. Të kuptojmë konceptet dhe idetë kryesore të mësimit1. Plotësoni:• Konkurrenca është ............................................................................................• Specializim quhet ...............................................................................................• Të konkurrosh në nivel botëror, do të thotë .......................................................2. Pse kompanitë online shesin më shumë mallra?3. Pse punonjësit shumë të zotë kërkohen në të gjithë botën?4. Si ka ndikuar zhvillimi i transportit në zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit?5. Tregoni me fjalët tuaja si funksionion specializimi në biznesin botëror.II. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit1. Pse themi që punonjësit shumë të aftë janë forca shtytëse e biznesit?2. Pse konkurrenca nxit aftësitë krijuese te sipërmarrësit e rinj?3. Pse sot është e rëndësishme të zotërojmë gjuhë të huaja dhe aftësi të mira komunikimi?4. Pse sot është e mundur të punësosh një punonjës që banon shumë larg nga vendi i punës? A ishte kjo e mundur shumë kohë më parë?5. Nëse pjesët e një malli prodhohen në vende të ndryshme, a ndikon kjo në bizneset e tjera që varen nga përdorimi i këtyre pjesëve? Si është ky ndikim? 6. A mund të tregoni me fjalët tuaja si e kuptoni fjalën “ndërvarësi”?III. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisë1. Bëni një kërkim të shkurtër për të parë si kanë ndikuar përparimet e bëra në mjetet e transportit në zhvillimin dhe mënyrën e funksionimit të bizneseve. Paraqitini përfundimet tuaja përpara klasës.2. U bëni të rriturve pyetjet e mëposhtme:• Si ndikon gjendja e transportit të prodhimeve bujqësore në tregun e shitjes në zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri?• Cilat zona të Shqipërisë e kanë më të vështirë prodhimin e mallrave bujqësore? Pse?Paraqitini përfundimet në formën e një eseje përshkruese.80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86