Page 83 - Demo
P. 83


                                    I. Të kuptojmë konceptet dhe idetë kryesore të mësimit1. Plotësoni:• Konkurrenca është ............................................................................................• Specializim quhet ...............................................................................................• Të konkurrosh në nivel botëror, do të thotë .......................................................2. Pse kompanitë online shesin më shumë mallra?3. Pse punonjësit shumë të zotë kërkohen në të gjithë botën?4. Si ka ndikuar zhvillimi i transportit në zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit?5. Tregoni me fjalët tuaja si funksionion specializimi në biznesin botëror.II. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit1. Pse themi që punonjësit shumë të aftë janë forca shtytëse e biznesit?2. Pse konkurrenca nxit aftësitë krijuese te sipërmarrësit e rinj?3. Pse sot është e rëndësishme të zotërojmë gjuhë të huaja dhe aftësi të mira komunikimi?4. Pse sot është e mundur të punësosh një punonjës që banon shumë larg nga vendi i punës? A ishte kjo e mundur shumë kohë më parë?5. Nëse pjesët e një malli prodhohen në vende të ndryshme, a ndikon kjo në bizneset e tjera që varen nga përdorimi i këtyre pjesëve? Si është ky ndikim? 6. A mund të tregoni me fjalët tuaja si e kuptoni fjalën “ndërvarësi”?III. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisë1. Bëni një kërkim të shkurtër për të parë si kanë ndikuar përparimet e bëra në mjetet e transportit në zhvillimin dhe mënyrën e funksionimit të bizneseve. Paraqitini përfundimet tuaja përpara klasës.2. U bëni të rriturve pyetjet e mëposhtme:• Si ndikon gjendja e transportit të prodhimeve bujqësore në tregun e shitjes në zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri?• Cilat zona të Shqipërisë e kanë më të vështirë prodhimin e mallrave bujqësore? Pse?Paraqitini përfundimet në formën e një eseje përshkruese.81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86