Page 1 - Demo
P. 1
5Dituri natyreFiona Baxter Liz Dilley Jon BoardDituri natyre 5Dituri natyre 5 është një libër gjithëpërfshirës, i hartuar posaçërisht për programin mësimor të klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare. Libri ofron ide të shumta mësimdhënieje, duke u krijuar mundësi mësuesve të zgjedhin veprimtaritë më të përshtatshme për nxënësit. Mësimdhënia bazohet në nxitjen e marrëdhënies pyetje-përgjigje, ku integrohen pyetje shkencore me qëllim nxënien e koncepteve shkencore. Niveli gjuhësor është përzgjedhur në mënyrë të tillë që t’u përshtatet nxënësve, me koncepte të ilustruara përmes diagrameve për të krijuar ide pamore sa më të mira.Libri i nxënësit përmban: ilustrimet e nevojshme që shpjegojnë konceptet e paraqitura në këtë libër; veprimtari që zhvillojnë aftësitë e nxënësit për t’iu përgjigjur pyetjeve shkencore dhe që mbështetin të nxënit përmes zbulimit; një fjalor me fjalë kyçe; përmbledhje të pikave kyçe të trajtuara në rubrikën “Mësuam se”; rubrikën “Kontrolloni përparimin tuaj”, që ofron mundësi për vlerësimin e njohurive të marra nga nxënësit. Çmimi 377 lekë

