Page 100 - Demo
P. 100


                                    98Fjalët kyçevit, rrotullim,hemisferëVeprimtaria 7.5Gjatësia e ditës dhe ndryshimi i stinëve7.5 Toka rrotullohet rreth DiellitPyetje dhe detyra1. Ç’lëvizje të Tokës treguat kur:a) u rrotulluat rreth vetes?b) u rrotulluat rreth “Diellit”?Çfarë ndodh gjatë një viti në familjen tuaj? Çfarë bën planeti ynë gjatë një viti?Toka rrotullohet rreth Diellit sipas një orbite në formë ovale. Një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit zgjat 356 e ¼ ditë ose një vit. Gjatë rrotullimit rreth Diellit, Toka rrotullohet edhe rreth boshtit të saj.Modeli i rrotullimit të TokësPër të ndërtuar një model të rrotullimit të Tokës, duhet të punoni në grup. Vendosuni njëri pas tjetrit, duke formuar një orbitë të madhe, në trajtë ovale. Kjo përfaqëson orbitën e Tokës rreth Diellit. Secili nga ju përfaqëson Tokën në një pozicion të caktuar në orbitë. Nxënësi ose nxënësja që qëndron në qendër të orbitës, është Dielli. Secili në “orbitë” duhet të lëvizë rreth “Diellit”. Ndërkohë që rrotulloheni rreth “Diellit”, ju rrotulloheni edhe rreth vetes.Në mësimin e kaluar, pamë që gjatësia e ditës ndryshonte nga njëra ditë në tjetrën, pra rritej ose zvogëlohej. Ndryshim i gjatësisë së ditës është një shenjë që tregon se stinët ndryshojnë. Ato formohen si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth Diellit dhe e pjerrësisë së boshtit të saj. 98 7 Toka dhe hapësira
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104