Page 102 - Demo
P. 102


                                    100NeptuniSaturni AfërditaMarsi UraniJupiteriRripi iAsteroidëveTokaSi e zbuluan shkencëtarët sistemin diellor7.6 Eksplorimi i sistemit diellorSistemi diellor përbëhet nga Dielli (i cili është yll) dhe nga tetë planetë. Në figurë paraqitet sistemi diellor.Toka është një nga planetët. Të gjithë planetët rrotullohen rreth Diellit. Ekzistojnë gjithashtu shumë hëna. Njëra prej tyre është Hëna që ne shohim.Kometa është një masë akulli e balte, që lëviz në një orbitë të madhe rreth Diellit. Midis Marsit dhe Jupiterit ka trupa shkëmborë që quhen asteroidë dhe rrotullohen rreth Diellit. Në atmosferën e Tokës hyjnë me shpejtësi të madhe trupa të vegjël shkëmborë, që vijnë nga hapësira. Këta quhen meteorë ose yje që bien. Astronomi egjiptian i njohur me emrin Ptoleme, përshkroi si rrotullohen rreth Tokës, Hëna, Dielli, planetët dhe yjet. Astronomët indianë, Varahamihira dhe Bramagupta mbështetën idenë se Toka dhe planetët kanë formë sferike. Astronomi Aryabhata (476-550 e.s.) e pranoi këtë ide dhe deklaroi se dukej sikur planetët e tjerë rrotulloheshin, por kjo ndodhte për shkak të rrotullimit të Tokës. Rreth 500 vite më parë, astronomi polak, Kopernik vrojtoi lëvizjet e planetëve dhe tregoi që përshkrimi i Ptolemeut ishte i gabuar. Ai shkroi një libër, ku pohonte se Toka dhe të gjithë planetët e tjerë rrotulloheshin rreth Diellit. Për një kohë të gjatë, askush nuk i besoi idetë e Kopernikut. Rreth 400 vite më parë, astronomi italian, Galilei shfrytëzoi teleskopin e saposhpikur, për të studiuar qiellin. Ai vuri re se në periudha të ndryshme, Afërdita ndriçohej nga Dielli në anë të ndryshme të saj. Kjo tregonte që ajo lëvizte rreth Diellit. Për këtë arsye, Galilei e mbështeti idenë e Kopernikut.Fjalët kyçesistem diellor, asteroid,astronom, kometë,meteor, astronautMërkuri100 7 Toka dhe hapësira
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106