Page 103 - Demo
P. 103
Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor u ngjit në hapësirë dhe përshkoi orbitën rreth Tokës. Shkencëtarët qëndruan disa muaj në të, duke kryer eksperimente në hapësirë. Pjesë e stacionit hapësinor ishte edhe teleskopi Hubble, me të cilin shkencëtarët vëzhguan trupat në hapësirë.Sondat janë anije kozmike pa ekuipazh, që udhëtojnë drejt planetëve dhe hënave të ndryshme. Ato mbikëqyren nga një qendër kontrolli në Tokë. Sondat fotografojnë pamje dhe mbledhin të dhëna nga hapësira. Veprimtaria 7.6Të dimë më shumë rreth sistemit diellorDiskutojmëSi mendoni, pse astronautët nuk e kanë vizituar asnjëherë Saturnin ose Jupiterin?Pyetje dhe detyra1. Bëni një vizatim të thjeshtë të sistemit diellor sipas përshkrimit të Ptolemeut.2. Përshkruani të dhënat e mbledhura nga Koperniku dhe Galilei, që provojnë se Dielli është në qendër të sistemit diellor.3. Punoni në grup për krijimin e një maketi që tregon sistemin diellor.Hulumtojmë mbi jetën dhe zbulimet e një astronomiZgjidhni një astronom dhe kërkoni në internet ose në libra të dhëna rreth jetës dhe zbulimeve të tij.Informacionet që gjetët, paraqitini në klasë.Në vitet 1960 filloi një “garë hapësinore” ndërmjet Amerikës dhe Rusisë për të dërguar një astronaut në Hënë. Përdorimi i pajisjeve të reja, të jashtëzakonshme, bëri të mundur zgjerimin e mëtejshëm të njohurive mbi hapësirën.Mësuam seNë 2000 vitet e fundit, idetë mbi sistemin diellor kanë ndryshuar si rezultat i mbledhjes së të dhënave të reja.7 Toka dhe hapësira 101

