Page 104 - Demo
P. 104
Fjalët kyçegjithësi, zgjerim,galaktikë,teleskop optikVeprimtaria 7.7 Mjetet e nevojshmenjë tullumbace • llastik • letra ngjitëseÇfarë është gjithësia?7.7 Eksplorimi i yjeveGjithësi quhet e gjithë hapësira. Ajo përmban miliarda yje në grupe jashtëzakonisht të mëdha. Secili grup quhet galaktikë. Sistemi ynë diellor është një pjesë e vogël e njërës prej këtyre galaktikave, e cila quhet “Rruga e Qumështit”.Njëqind vjet më parë, astronomët mendonin se gjithësia nuk ishte shumë më e madhe se galaktika “Rruga e Qumështit”. Më pas, Eduin Habëll (Edwin Hubble), astronomi amerikan, studioi me anë të një teleskopi të fuqishëm një re gazi që ndodhej shumë larg. Ai zbuloi që reja ishte një masë yjesh. Kjo tregonte se në gjithësi ishte edhe një galaktikë tjetër. Shumë shpejt u zbuluan edhe plot galaktika të tjera dhe u bë e qartë që gjithësia ishte gjigante. Me studimin e tij, Habëll donte të zbulonte fakte ose të dhëna mbi madhësinë e gjithësisë. Nëpërmjet vrojtimit me teleskop për shumë vite me radhë, ai arriti në përfundimin se gjithësia ishte duke u zgjeruar.Një model që tregon si zgjerohet gjithësiaFryni tullumbacen (jo shumë) dhe lidheni me llastik që të mos dalë ajri. Vendosni disa letra ngjitëse mbi tullumbace. Hiqni llastikun dhe fryjeni tullumbacen më shumë. Lidheni sërish me llastik. Vëzhgoni çfarë ka ndodhur me letrat ngjitëse.Një grumbull yjesh në galaktikën “Rruga e Qumështit”. Ai përmban qindra mijëra yje, që janë sa Dielli ynë ose më të mëdhenj se ai.102 7 Toka dhe hapësira

