Page 105 - Demo
P. 105
Pasqyrat e teleskopit Hobby-Eberly, në observatorin McDonald të Teksasit, Amerikë.Kalimi i dritës brenda në teleskop.Një kometë e vrojtuar me teleskopin hapësinor Hubble.DiskutojmëNëse do të ndërmerrnit një udhëtim në hapësirë, çfarë masash do të merrnit paraprakisht?Mësuam seAstronomët studiojnë gjithësinë dhe mbledhin të dhëna duke përdorur teleskopë të fuqishëm.TeleskopiPyetje dhe detyra1. a) Në modelin që krijuat në veprimtarinë 7.7, çfarë përfaqëson tullumbacja dhe çfarë letrat ngjitëse?b) Si e tregon modeli se gjithësia është duke u zgjeruar?2. Si i mblodhi Eduin Habëll të dhënat mbi zgjerimin e gjithësisë? 3. Hulumtoni në libra ose në internet për informacione mbi teleskopin hapësinor Hubble.Instrumenti më i rëndësishëm për të parë yjet është teleskopi optik. Nëpërmjet tij, trupat qiellorë të largët si yjet, duken më të mëdhenj dhe më të ndritshëm. Pasqyrat brenda teleskopit mbledhin dritën e ardhur prej tyre, për të krijuar një shëmbëllim sa më të qartë.7 Toka dhe hapësira 103

