Page 108 - Demo
P. 108
ShpjegimeVëllimi i ujit në këtë cilindër matës është 43 ml. Më poshtë trajtohen disa njohuri të reja, që lidhen me aftësitë e kërkimit shkencor. Këto njohuri mbështeten mbi aftësitë e fituara deri më tani nga nxënësi/ja. Ai/ajo mund t’i përdorë ato në veprimtaritë praktike dhe në çdo rast që i nevojiten.Si të matni vëllimin e një lënguPërdorimet e grafikut me shtylla dhe të grafikut me vija Cilindrat matës (të shkallëzuar) janë të madhësive të ndryshme. Zgjidhni një cilindër që ka madhësi të përshtatshme për vëllimin e lëngut që do të matni.Vendoseni cilindrin matës mbi tavolinë.Numëroni vijat midis dy numrave. Në disa cilindra matës, çdo vijë tregon 1 ml. Në disa të tjerë mund të tregojë 2 ml apo edhe 5 ml.Për të lexuar shkallëzimin, syri duhet të jetë në të njëjtën lartësi me nivelin e lëngut.Sipërfaqja e lëngut mund të jetë e lakuar. Për këtë arsye, matjen duhet ta bëni duke u nisur nga fundi i vijës së lakuar. Kur rezultatet e një eksperimenti ose hulumtimi janë objekte ose grupime të ndryshme, të shoqëruara me një numër të caktuar, përdorni grafikun me shtylla. Shtyllat janë të ndara nga njëra-tjetra, sepse secila shtyllë tregon një objekt ose një grupim, për shembull, llojin e frytit.106 Shpjegime

