Page 12 - Demo
P. 12
Për çfarë kanë nevojë farat që të mbijnë?A mbijnë farat pa ujë dhe dritë? A mbijnë farat nëse është shumë nxehtë ose shumë ftohtë?Mjetet e nevojshme20 fara të vogla • katër peceta prej letre • pak ujë • dy pjata të vogla • dy qese të vogla plastike • dy lidhëse qesesh • një pipëzVeprimtaria 1.3a1.3 Hulumtimi i mbirjes së faraveFarat mbijnë kur kanë kushtet e përshtatshme.A kanë nevojë për ajër farat, që të mbijnë?Vendosni nga 10 fara në pecetat prej letre të lagura, në secilën pjatë. Mbulojini me peceta të tjera të lagura. Vendosni secilën pjatë në një qese. Nxirrni me pipëz të gjithë ajrin nga njëra qese dhe mbylleni me shpejtësi duke i lidhur grykën. Qesen tjetër mbylleni, duke e lënë ajrin brenda. Lërini të dyja qeset në një vend të ngrohtë për dy ditë. Më pas hiqini farat nga qeset dhe vëzhgojini. Cilat fara kanë mbirë? Argumentoni.10 1 Si rriten bimët?

