Page 14 - Demo
P. 14
Bimët kanë nevojë për ujë, ngrohtësi, dritë dhe ajër.Që të rriten, bimët kanë nevojë për energjinë e dritës.1.4 Për çfarë kanë nevojë bimët që të rriten?Fjalët kyçefaktorëQë të rriten, bimët kanë nevojë për disa kushte të caktuara mjedisore, të cilat quhen faktorë. Pa këta faktorë, bimët nuk mund të rriten të shëndetshme.Shikoni këto figura. Cila bimë është rritur mirë dhe e shëndetshme?Bimët kanë nevojë për ujë, që kërcenjtë e tyre të jenë të fortë dhe gjethet të shëndetshme. Uji shërben për të çuar ushqimin në të gjitha pjesët e bimës.Shumica e bimëve rriten mirë në mjedise të ngrohta. Në përgjithësi, mjediset shumë të nxehta apo shumë të ftohta nuk janë fort të përshtatshme për bimët.Bimët e prodhojnë vetë ushqimin e tyre. Për këtë, ato kanë nevojë për energjinë e dritës. Një bimë që nuk merr energjinë e dritës, ka kërcej të hollë e të gjatë, mund të sëmuret dhe me kalimin e kohës mund të vdesë.Bimët janë gjallesa. Gjallesat kanë nevojë për ajër. Bimët nuk mund të rriten e të jetojnë pa ajër.Energjia e dritës është një faktor që ndihmon rritjen e bimës. Për të prodhuar ushqimin në gjethe, bimët kanë nevojë për energjinë e dritës së diellit. Bimët orientohen gjithmonë nga burimi i dritës.12 1 Si rriten bimët?

