Page 22 - Demo
P. 22


                                    2.2 Si shpërndahen farat? Fjalët kyçeshpërndarja e farave Fryti ka dy funksione:• mbron farat brenda tij;• ndihmon në shpërndarjen e farave.A keni gjetur ndonjëherë fara të ngjitura te çorapet tuaja? Bimët kanë nevojë t’i shpërndajnë farat e tyre larg vetes. Kjo quhet shpërndarje e farave.Çfarë do të ndodhte nëse farat do të mbinin dhe rriteshin pranë bimës mëmë? Çfarë ka ndodhur me bimët e reja, të paraqitura në figurë?Që të rriten, bimët kanë nevojë për hapësirë. Ato kanë nevojë gjithashtu për dritë dhe ujë. Bimët nuk mund të rriten të shëndetshme në një hapësirë të vogël, ku duhet të ndajnë së bashku ujin dhe dritën. Që bimët të kenë hapësirën e nevojshme për t’u rritur, farat duhet të shpërndahen larg. Ato i shpërndajnë në mënyra të ndryshme farat e tyre.Diskutoni mbi mënyrën si shpërndahet fara në secilin rast të paraqitur në figurë.Përse është e nevojshme shpërndarja e farave?Farat e disa bimëve shpërndahen nga kafshët.Shpërndarjen e farave të bimëve mund ta bëjnë edhe kafshët. Zogjtë, majmunët, madje dhe elefantët, ushqehen me frytet e lëngshme të bimëve të ndryshme. Bashkë me frytet, në organizmin e tyre hyjnë edhe farat, të cilat më pas dalin me jashtëqitjen. Zakonisht, kafshët i nxjerrin mbetjet larg vendit ku ushqehen. Kështu, ato bëjnë të mundur shpërndarjen e farave. 20 2 Cikli jetësor i bimëve me lule
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26