Page 23 - Demo
P. 23
Talk about it!What is the biggest seed in the world?Mjetet e nevojshmeinternet • libra për bimëtFarat mund të transportohen shumë larg bimës mëmë, para se të bien ose të shpërndahen nga kafshët.Milingonat i transportojnë farat nën tokë.Zogjtë i shpërndajnë farat e boronicës gjatë kohës që fluturojnë.Veprimtaria 2.2Pyetje dhe detyra1. Cilat fara do të rriten më mirë: farat e domates së mbetur në bimë apo farat e domates që ka ngrënë zogu? Shpjegoni pse.2. Si mendoni, a mund të shpërndahen farat (bërthamat) e pjeshkës nga kafshët? Pse?3. Vizatoni një farë që mund të shpërndahet nëpërmjet gëzofit të një kafshe.Disa fara kanë gjemba ose grepa. Nëpërmjet tyre, ato kapen pas gëzofit të kafshëve ose rrobave të njerëzve. Minjtë, milingonat dhe ketrat i transportojnë farat shumë larg nga bima mëmë dhe i groposin për t’i ngrënë më vonë. Kur kafshët nuk i hanë farat, ato mbijnë në tokë.Hulumtim për shpërndarjen e faravePër të zbuluar më shumë rreth shpërndarjes së farave nga kafshët, hulumtoni në libra ose në internet. Bëni një poster me vizatime ose fotografi, nëpërmjet të cilave të paraqitni informacionet që gjetët. Mësuam seFryti mbron farat brenda tij dhe ndihmon në shpërndarjen e tyre.Farat duhet të shpërndahen, në mënyrë që të kenë ujë, dritë dhe hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur si bimë të reja. Shpërndarja e farave bëhet në mënyra të ndryshme.Kafshët i shpërndajnë farat nëpërmjet jashtëqitjes, groposjes së tyre ose duke i transportuar me gëzof.DiskutojmëSi shpërndahen farat e qershisë?2 Cikli jetësor i bimëve me lule 21

