Page 24 - Demo
P. 24
Farat e pemës së panjës kanë formën e helikës së helikopterit. Kjo bën që, nëpërmjet erës, ato të transportohen në largësi të mëdha.Farat e luleradhiqes kanë formën e një parashute me push, falë së cilës mund të qëndrojnë pezull në ajër. Lloje të tjera farash kanë “krahë” të hollë, që i ndihmojnë ato të “fluturojnë”. Fryti i lulëkuqes ka formën e një mbajtëseje piperi, me vrima. Kur fryn erë, farat shkunden dhe bien.Frytet e bimës llambadar thahen dhe varen. Kur fryn erë, farat e tyre bien në tokë.2.3 Farat shpërndahen në mënyra të ndryshmeFjalët kyçefryt, shpërdahenA mund të shpërndahen farat nga era?A mund të shpërndahen farat nga uji?A i keni fryrë ndonjëherë luleradhiqes?Farat e saj janë të lehta dhe të thata. Ato shpërndahen nga era. Shpërndarja e farave të disa bimëve bëhet nga uji. Që të shpërndahen, ato duhet të qëndrojnë në sipërfaqen e tij. Këtë e bën të mundur mbështjellësja, e cila është e papërshkueshme nga uji. Farat e këtyre bimëve kanë ajër nga brenda dhe janë të lehta. Këto karakteristika i ndihmojnë ato të pluskojnë në ujë. Arrat e kokosit, për shembull, shpërndahen nga uji.Arrat e kokosit kanë brenda tyre një pjesë bosh, të mbushur vetëm me ajër, që i bën lehtësisht të lundrueshme. Pjesa e jashtme e ashpër e arrës së pjekur, e mbron pjesën e brendshme nga grabitqarët dhe nga uji i kripur i oqeanit. Arra e kokosit është një nga lundrueset më të mira ndër farat që shpërndahen nga uji.22 2 Cikli jetësor i bimëve me lule

