Page 26 - Demo
P. 26
nënpetlat - gjethe të holla me ngjyrë të gjelbër, të cilat mbrojnë sythin e lules.theku - pjesa mashkullore e lules, në majën e së cilës (te pjalmorja) prodhohet pluhuri, i cili quhet pjalm.petla - shpesh me ngjyrë të ndezur, për të tërhequr insektet drejt lules.vezorja - pjesa femërore e lules, e cila mban vezët.pjesa femërore e lules, e cila përbëhet nga vezorja dhe pistili.pistili - element i pjesës femërore të lules, i cili merr pjalmin për pjalmim.pjalmorja - maja e thekut.2.4 Pjesët e lulesMjetet e nevojshmelule • lupëVeprimtaria 2.4aFjalët kyçepistili, pjalmorja, theku, vezorja, pjesa femërore e lules, nënpetla, petlaStudiojmë pjesët e lulesShikoni lulen. Çfarë ngjyre ka?Numëroni pjesët me ngjyra. Si quhen ato? Janë të ndara apo të lidhura me njëra-tjetrën?Gjeni pjesët që duken si gjethe të vogla dhe të gjelbra në bazën e lules.Sa janë?Shikoni brenda lules. Aty do të gjeni pjesën mashkullore dhe pjesën femërore.Numëroni fijet e holla. Sa prej tyre e kanë majën të verdhë ose kafe?Prekini me kujdes majat e tyre. Çfarë vini re në gishtat tuaj?Në qendër të lules gjendet një fill i vetëm, që duket ndryshe nga të tjerët.Prekini majën. Çfarë ndieni?Lulet kanë pjesët e tyre kryesore, të cilat janë të vendosura në formë rrethi njëra brenda tjetrës.24 2 Cikli jetësor i bimëve me lule

