Page 28 - Demo
P. 28


                                    Bleta po pjalmon një lule.2.5 PjalmimiMjetet e nevojshmelupë • laps • letërVeprimtaria 2.5Fjalët kyçepjalmim, nektar, pllenim A i keni parë bletët, fluturat apo insektet e tjera mbi lule? Ato e transportojnë pjalmin nga thekët te pistili i një luleje. Ky proces quhet pjalmim. Në pjalmim, pjalmi kalon nga theku te pistili i të njëjtit lloj luleje.Transportimi i pjalmit nga thekët te pistili bëhet në dy mënyra: a) nëpërmjet insekteve; b) nëpërmjet erës.Pjalmimi nga insektetPjalmimi nga eraNë përgjithësi, lulet e pjalmuara nga insektet kanë ngjyra të ndezura dhe petla me aromë.Disa lule prodhojnë një lëng të ëmbël, që quhet nektar. Insektet shkojnë te lulet për t’u ushqyer me nektarin e tyre. Ato marrin me vete pjalmin dhe e çojnë te pistili i së njëjtës lule ose i një luleje tjetër.Kjo është një lule bari. Nëpërmjet erës, pjalmi i saj shkon te një lule tjetër.Hulumtojmë mënyrat e pjalmimit të luleveShikoni në oborrin e shkollës, në park ose në fotografi, lule të llojeve të ndryshme. Vizatojini dhe emërtoni pjesët e tyre. Shpjegoni si është pjalmuar secila lule.Lulet që pjalmohen nëpërmjet erës nuk kanë ngjyra të ndezura, petla ose aromë. Era e transporton pjalmin nga thekët e tyre te pistili i një luleje tjetër.26 2 Cikli jetësor i bimëve me lule
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32