Page 30 - Demo
P. 30
Kjo lule ka shumë nektar, ndaj tërheq fluturat.Kjo lule tërheq brumbujt.Kjo lule tërheq bletët.2.6 Hulumtimi i pjalmimitMjetet e nevojshmebimë me lule • orë Veprimtaria 2.6Disa insekte tërhiqen nga disa lloje lulesh. Për shembull, fluturave u pëlqen të vizitojnë lulet e mëdha dhe me shumë nektar. Lulet pjalmohen edhe nga bletët, brumbujt, grerëzat, milingonat dhe lakuriqët e natës.Vëzhgojmë pjalmimin nga insektetGjeni bimë me lule të llojeve të ndryshme. Zgjidhni dy bimë me lule në ngjyra të ndezura dhe dy bimë me lule në ngjyra të zbehta, siç është për shembull lulja e barit.Vëzhgoni lulet. Çfarë madhësish dhe ngjyrash kanë ato? A kanë shumë pjalm? A kanë nektar?Parashikoni si do të pjalmohet secila lule.Vëzhgoni ç’lloj insektesh shkojnë te lulet.Numëroni sa herë shkojnë te lulet insektet brenda 30 minutave.28 2 Cikli jetësor i bimëve me lule

