Page 36 - Demo
P. 36


                                    3.1 Nevojat jetësore të kafshëveGepardi është gjitari më i shpejtë në tokë. Shpejtësia me të cilën ai vrapon për të kapur gjahun, arrin deri në 100 km në orë.Bleta ushqehet me nektarin e luleve. Gjatë kohës që mbledh nektarin, ajo transporton pjalmin nga lulja në lule.3 Cikli jetësor i kafshëve34 3 Cikli jetësor i kafshëveFigura tregon disa kafshë në habitatin e tyre.Emërtoni kafshët. Përshkruani kushtet që ky habitat u siguron kafshëve për të jetuar.Të gjitha gjallesat kanë nevojë të ushqehen. Bimët e prodhojnë vetë ushqimin e tyre, ndërsa kafshët e sigurojnë atë nga bimë ose nga kafshë të tjera. Kafshët që ushqehen me bar quhen barngrënëse, ato që ushqehen me mish quhen mishngrënëse, ndërsa kafshët që ushqehen me bimë dhe me kafshë të tjera quhen gjithçkangrënëse. Fjalët kyçeushqim, oksigjen, ujëTë gjitha gjallesat marrin frymë, pra thithin oksigjen. Pjesa më e madhe e kafshëve që jetojnë në tokë kanë mushkëri, të cilat iu shërbejnë për të thithur oksigjenin. Edhe kafshët që jetojnë në ujë marrin frymë. Një ndër to është peshku, i cili përdor velëzat për të thithur oksigjenin e tretur në ujë.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40