Page 37 - Demo
P. 37
velëzagojaProceset jetësore të kafshëveMjetet e nevojshmeletër • laps • lupëVeprimtaria 3.1Vëzhgojmë kafshëtOrganizoni bashkë me shokët dhe shoqet e klasës një ekskursion në fermë. Vëzhgoni kafshët që jetojnë aty.Mbani shënim çdo të dhënë që zbuloni.Diskutoni me njëri-tjetrin rreth kafshëve që vëzhguat. Me se ushqehen ato? Si lëvizin? Tregoni ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet tyre. Përshkruani proceset jetësore të kafshëve që vëzhguat.Cikli jetësor i kafshëve3 Cikli jetësor i kafshëve 35Te peshku, uji qarkullon nga goja tek të çarat e velëzave. Nëpërmjet velëzave, ai thith oksigjenin e tretur në ujë.Kafshët kanë nevojë për ujë, oksigjen dhe ushqim. Ato kanë shqisa dhe mund të lëvizin për të gjetur ushqim dhe kushtet e nevojshme për të jetuar. Kafshët rriten dhe riprodhohen për të siguruar vazhdimësinë e llojit tëtyre. Si çdo gjallesë, edhe kafshët i nxjerrin jashtë lëndët e panevojshme.DiskutojmëA u nevojiten kafshëve të egra dhe atyre shtëpiake kushte të njëjta për të jetuar?Mësuam seQë të jetojnë, kafshët kanë nevojë për ujë, oksigjen dhe ushqim.Ato kanë shqisa, mund të lëvizin, nxjerrin jashtë lëndët e panevojshme, rriten dhe riprodhohen. Kafshët kanë habitatet e tyre, ku mund të sigurojnë nevojat për të jetuar.Pyetje dhe detyra1. Për çfarë kanë nevojë kafshët që të jetojnë? 2. Si i sigurojnë nevojat e tyre?

