Page 38 - Demo
P. 38
3.2 Riprodhimi te kafshëtZogjtë janë fëmijët e pulës dhe të gjelit. Sa kohë u duhet zogjve për të dalë nga vezët?Unë di që pula i ngroh vezët për disa ditë dhe prej tyre dalin zogj.Kam dëgjuar se për të bërë zogj, pula i ngroh vezët e saj.Këtë vezë e ka bërë pula. 36 3 Cikli jetësor i kafshëveFjalët kyçevezë, embrion, fekondohet, riprodhohetPo ju, si mendoni, pas sa kohësh del zogu nga veza?Veza e fekonduar. Veza fekondohet kur qeliza mashkullore hyn brenda saj.Brenda vezës së fekonduar zhvillohet embrioni. Veza pas 10 ditësh.Veza pas 20 ditësh. Lëvozhga e saj është gati për t’u çarë.Veza pas 21 ditësh. Çahet lëvozhga dhe zogu del nga veza.Zhvillimi i embrionit në vezën e pulësDuke ngrohur vezën, pula ngroh embrionin brenda saj. Veza ka ushqimin e nevojshëm për zhvillimin e embrionit deri në daljen e zogut.

