Page 43 - Demo
P. 43


                                    Mjetet e nevojshme Veprimtaria 3.4 letër • lapsHulumtojmë ciklin jetësor të amfibëveHulumtoni në internet rreth jetës së amfibëve.Vizatoni dy prej tyre dhe përshkruani kushtet në të cilat jetojnë.Diskutoni në klasë rreth materialit që keni përgatitur.3 Cikli jetësor i kafshëve 41Mësuam seÇdo kafshë kalon nëpër disa faza, të cilat përbëjnë ciklin jetësor të saj. Gjatë këtij cikli, ajo mund të pësojë ndryshime.Të vegjlit e disa kafshëve nuk ngjajnë me prindërit e tyre dhe gjatë ciklit të tyre jetësor, ata pësojnë vazhdimisht ndryshime. Pyetje dhe detyra1. Emërtoni fazat e ciklit jetësor të fluturës. 1. ________________ 2. ________________3. ________________ 4. ________________2. Përshkruani ndryshimet që pëson një larvë derisa bëhet bretkosë.3. Të vegjlit e bretkosës ose të fluturës quhen larva, ndërsa ata të lepurit ose të qenit quhen këlyshë. Identifikoni dallimet ndërmjet tyre.DiskutojmëSi mendoni, a ka ndonjë ngjashmëri ndërmjet një larve dhe të voglit të një kafshe?
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47