Page 46 - Demo
P. 46


                                    1 Investigating plant growth1.14.1 Seeds AvullimiMjetet e nevojshmenjë gotë • ujë • fletë punëdorejeVeprimtaria 4.1aFjalët kyçeavull uji,avullim, energjiPse kur pushon shiu, disa pellgje thahen?Çfarë ndodh me ujin?Uji ose lëngje të tjera, kur nxehen shumë, kthehen në gaz. Uji i kthyer në gaz quhet avull uji. Kur lëngjet kthehen në gaz, themi se ato avullojnë.Avullimi ndodh për shkak se disa grimca të lëngut marrin energji nga nxehtësia.Grimcat që kanë marrë energji, fillojnë të lëvizin më shpejt, duke u larguar përherë e më shumë nga njëra-tjetra. Vjen një moment që ato shkëputen nga sipërfaqja e lëngut dhe dalin në ajrin përreth.Ku shkon uji?Mbushni një gotë me ujë dhe zhyteni gishtin brenda. Gishtin e lagur vendoseni mbi fletën e punëdores.Lëreni për disa minuta fletën mbi tavolinë, pastaj merreni dhe shikojeni. Si është: e lagur apo e thatë? Nëse fleta është e thatë, ku shkoi uji?Lënda mund të jetë në tri gjendje të ndryshme: e ngurtë, e lëngët ose e gaztë. Kur uji avullon, themi se ai kalon nga gjendja e lëngët në gjendjen e gaztë. lëng + nxehtësi → gaz4 Gjendjet e lëndës44 4 Gjendjet e lëndës
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50