Page 49 - Demo
P. 49
Kur djersitemi, temperatura e trupit tonë ulet.Frutat e thata përftohen nëpërmjet procesit të avullimit.Kur fryn erë, rrobat thahen më shpejt. Kjo tregon se lëngjet avullojnë më shpejt kur ajri lëviz.Veprimtaria 4.2Pyetje dhe detyra1. Kur përdorim tharësen, uji avullon nga flokët. Tregoni dy mënyra si vepron tharësja mbi flokët tanë.2. a) Përmendni tri produkte ushqimore që përftohen falë procesit të avullimit.b) Gjeni informacion për mënyrën se si thahet njëri prej këtyre produkteve.3. Si mendoni, pse dheu i kopshtit thahet më shpejt në ditë të nxehta dhe me erë?Disa mënyra për t’u freskuarAfroni kurrizin e dorës te hunda, mbushuni me frymë dhe nxirreni. Si e ndieni frymën: të ngrohtë apo të freskët?Tani fryni mbi shpinën e dorës. Si është fryma në këtë rast?Tani lëpini shpinën e dorës dhe fryni mbi të.Në fillim fryni lehtë, pastaj më fort. Çfarë ndieni?Si mendoni, pse ndodh kjo?Mësuam seNëpërmjet avullimit thajmë rrobat, flokët dhe ushqimet.Lëngjet avullojnë më shpejt kur ajri përreth tyre është në lëvizje.DiskutojmëNë shkretëtirë, edhe pse bën shumë nxehtë, njerëzit vishen nga koka te këmbët.4 Gjendjet e lëndës 47

