Page 52 - Demo
P. 52
TretësiratKriporet janë pellgje të mëdha, të mbushura me ujë deti, nga i cili nxirret kripa. Ky proces realizohet me anë të avullimit. Fjalët kyçetretet, lëndë e tretshme, tretësirë, lëndë e tretur, tretës, kristaleVeprimtaria 4.4aKripa që përdorim për gatim, merret kryesisht nga uji i detit.Si arrihet kjo?Dimë se lëndët që treten në ujë ose në lëngje të tjera, quhen lëndë të tretshme. Nga tretja e lëndës së tretshme në një tretës përftohet tretësira. Një tretësirë përbëhet nga:• lënda e tretur;• tretësi - lëngu në të cilin tretet lënda e tretshme. Në një tretësirë nuk e dallojmë dot lëndën e tretur, sepse ajo është tretur plotësisht në të. Grimcat e lëndës që tretet, lëvizin midis grimcave të tretësit. Mjetet e nevojshmeujë• pllakë gatimi • sheqer •një enë qelqi • një lugë çaji Përgatitja e një tretësireMbushni me ujë enën e qelqit, deri në treçerekun e vëllimit të saj.Hidhni në ujë një lugë me sheqer dhe vëreni se çfarë ndodh. Shënoni në fletore çfarë vutë re.Çfarë ndodh me kristalet e sheqerit në ujë? A merr ngjyrë uji?Cila është lënda e tretur dhe cili është tretësi?4.4 Avullimi i lëngut nga tretësira50 4 Gjendjet e lëndës

