Page 54 - Demo
P. 54
Sipërfaqe ku ka ndodhur kondensim. 4.5 KondensimiPyetje dhe detyra1. A ishin të lagura nga jashtë gotat kur filluat hulumtimin? Si u siguruat për këtë?2. a) A ishte e lagur nga jashtë ndonjë prej gotave në fund të hulumtimit? Nëse po, cila?b) Nga erdhi uji dhe pse?3. Kondensimi është procesi i kundërt i avullimit. Shpjegoni pse.Fjalët kyçekondensim (lëngëzim),i kundërtVeprimtaria 4.5aLëshoni frymë në xhamin e dritares ose në një pasqyrë. Çfarë vini re?Sipërfaqja e xhamit ose e pasqyrës do të vishet nga një shtresë e hollë. Nga se përbëhet ajo? Si u formua?Ajri që nxjerrim gjatë frymëmarrjes është i ngrohtë. Ai përmban avuj uji. Kur ajri i ngrohtë prek një sipërfaqe të freskët, për shembull pasqyrën, ai ftohet. Nëse sipërfaqja është e ftohtë, avujt e ujit kthehen nga gaz, në pikla uji, domethënë në lëng. Ky proces quhet kondensim (lëngëzim) dhe është i kundërt me avullimin. Kondensimi ndodh për shkak të zvogëlimit të energjisë së grimcave të gazit kur ftohen. Ato lëvizin më ngadalë dhe më pranë njëra-tjetrës, duke formuar kështu lëngun. Mjetet e nevojshmedy gota qelqi • akull • ujëenë e shkallëzuar • një copë pëlhureNga vjen uji?Vëzhgoni figurën për të kuptuar si do ta kryeni hulumtimin.Fshini secilën gotë me copën e pëlhurës.Lërini gotat dhe vëzhgojini pas 10 minutash.Ilustroni me vizatime vëzhgimet tuaja dhe emërtoni.52 4 Gjendjet e lëndës

