Page 58 - Demo
P. 58


                                    Ooh! M’u dogj dora pa e prekur fare tenxheren. Është shumë nxehtë sipër tenxheres. Përse, vallë?Kujdes!4.7 VlimiMjetet e nevojshmeujë • një enë • pllakë gatimiFjalët kyçevlon, avull, pikë e vlimitVeprimtaria 4.7aPse iu dogj dora Besit?Nëse e nxehim ujin mjaftueshëm, ai do të vlojë.Vlimi i një lëngu mund të paraqitet kështu:lëng + nxehtësi → gazÇfarë ndodh kur uji vlon?Mësuesi ose mësuesja vendos mbi pllakën e gatimit një enë me ujë. Vëzhgoni ujin kur nxehet.Përshkruani çfarë ndodh me ujin.Si duket ai gjatë kohës që vlon?Mbani njërën dorë shumë lart, mbi ujin që vlon. Çfarë ndieni?Qëndroni sa më larg enës ku vlon uji. Gjatë vlimit, uji dhe avulli që del prej tij mund t’ju djegin keq.Kur vlon, lëngu kthehet në gaz. Grimcat e lëngut marrin nxehtësi dhe lëvizin shumë më shpejt. Disa prej këtyre grimcave lëvizin duke u larguar aq shumë nga njëra-tjetra, sa shkëputen prej sipërfaqes së lëngut dhe kthehen në gaz.Kur vlon, uji kthehet në avull.Kur një lëng nxehet derisa të vlojë, themi se ai ka arritur pikën e vlimit. Lëngje të ndryshme kanë pika vlimi të ndryshme. Sa është pika e vlimit të ujit?56 4 Gjendjet e lëndës
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62