Page 59 - Demo
P. 59


                                    Kujdes! Qëndroni sa më larg enës ku vlon uji. Gjatë vlimit, uji dhe avulli që del prej tij mund t’ju djegin keq.Mjetet e nevojshmeujë • një enë • pllakë gatimitermometër • orëPyetje dhe detyra1. a) A vëreni ndonjë lidhje midis rezultateve?b) Çfarë grafiku do të ndërtonit për të paraqitur rezultatet?2. a) Në cilën temperaturë do të vlojë uji?b) A do të vlojë uji gjithnjë në këtë temperaturë? Si mund ta zbuloni këtë?3. A u rrit temperatura e ujit pasi filloi të vlojë? Si mendoni, pse?4. a) Çfarë janë flluskat që formohen në ujin që vlon?b) Pse formohen ato?Veprimtaria 4.7bA e gjeni dot?Pse uji nuk vlon gjithmonë në temperaturën 100°C?Hulumtimi i pikës së vlimit të ujitMësuesi ose mësuesja vë mbi pllakën e gatimit një enë me ujë dhe mat çdo dy minuta temperaturën e tij, derisa të vlojë. Ndërtoni një tabelë si kjo më poshtë dhe plotësojeni me matjet e bëra.Koha në minuta Temperatura e ujit në °CMbani shënim temperaturën e ujit, çdo dy minuta, për katër minuta pasi uji të ketë filluar të vlojë. DiskutojmëKu qëndron ndryshimi ndërmjet avullimit dhe vlimit?Mësuam seKur vlon, uji kthehet nga lëng, në gaz që quhet avull.Gjatë nxehjes së ujit, grimcat e tij marrin energji dhe uji kthehet në gaz. Pika e vlimit të ujit të pastër është 100°C.4 Gjendjet e lëndës 57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63