Page 60 - Demo
P. 60
Çfarë ndodh me gjalpin kur nxehet?Kur uji ngrin, kthehet në akull.Kur akulli shkrin, kthehet në lëng.4.8 Shkrirja dhe ngrirja Fjalët kyçeshkrin, ngrin, pika e ngrirjes, pika e shkrirjesKur një lëndë shkrin, ajo kthehet nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët. Ky proces mund të paraqitet si më poshtë:lëndë në gjendje të ngurtë + nxehtësi → lëngKur lënda e ngurtë nxehet, grimcat e saj marrin energji dhe fillojnë të lëvizin më shpejt, duke shtyrë njëra-tjetrën. Nëse grimcat marrin energjinë e mjaftueshme, ato largohen shumë nga njëra-tjetra, duke bërë që lënda të kthehet në lëng.Temperatura në të cilën shkrin një lëndë e ngurtë, quhet pikë e shkrirjes.Ngrirja është procesi i kundërt i shkrirjes. Pra, me ngrirje kuptojmë kalimin e lëndës nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë.Temperatura në të cilën ngrin një lëng, quhet pikë e ngrirjes.Lëndë të ndryshme kanë pika shkrirjeje dhe pika ngrirjeje të ndryshme.58 4 Gjendjet e lëndës

