Page 61 - Demo
P. 61
Veprimtaria 4.8 Mjetet e nevojshmecopëza akulli • një enë ose një kavanoz • termometër • orëPyetje dhe detyra1. a) A ka ndonjë lidhje midis rezultateve?b) Çfarë grafiku do të ndërtonit për të paraqitur rezultatet?2. a) Në cilën temperaturë shkriu akulli?b) A do të shkrijë akulli gjithmonë në të njëjtën temperaturë? Si mund të zbulohet kjo?c) Si duhet të veproni që akulli të shkrijë më shpejt?3. a) Parashikoni sa do të jetë temperatura e akullit të shkrirë, 20 minuta pas shkrirjes së tij. Argumentoni parashikimin.b) Bëni një eksperiment për të verifikuar parashikimin tuaj. A ishte i saktë?4. Pika e shkrirjes së akullit është 0°C. Kjo temperaturë është e njëjtë me atë të pikës së ngrirjes së ujit. Shpjegoni pse.Vendosini copëzat e akullit në enë. Matni çdo minutë temperaturën e akullit, derisa të shkrijë.Vazhdoni matjen e temperaturës çdo minutë, edhe për 10 minuta të tjera.Ndërtoni një tabelë si kjo më poshtë dhe plotësojeni me matjet e kryera.Koha në minuta Temperatura e akullit në °CDiskutojmëPse hedhja e kripës në rrugët e ngrira i bën ato më pak të rrëshqitshme?Mësuam seShkrirje quhet procesi, gjatë të cilit një lëndë në gjendje të ngurtë kthehet në të lëngët. Ngrirje quhet procesi, gjatë të cilit një lëndë në gjendje të lëngët kthehet në të ngurtë. Pika e shkrirjes së akullit është 0°C. Po kaq është edhe pika e ngrirjes së ujit.4 Gjendjet e lëndës 59

