Page 65 - Demo
P. 65
Investigating plant growthMjetet e nevojshmekuti e madhe kartoni me kapak •elektrik dore • monedhëMësuam seDrita del dhe përhapet nga burimi i saj.Objektet e pasqyrojnë dritën drejt syve tanë.Pyetje dhe detyra1. Cili është burimi i dritës në figurën përbri?2. Shpjegoni me anë të një vizatimi, si arrin ta shikojë makinën njeriu në figurë. Vizatoni shigjeta që tregojnë drejtimin në të cilin përhapet drita.3. Po natën, si arrin ai ta shohë makinën? Diskutoni së bashku rreth kësaj.DiskutojmëNë çfarë pozicioni duhet ta mbajmë llambën kur lexojmë?Veprimtaria 5.1bSi i shohim objektetDrita del nga burimi dhe përhapet mbi objekte. Ato e kthejnë dritën drejt syve tanë, pra e pasqyrojnë (reflektojnë) atë. Kjo bën që t’i shohim objektet.Në kapakun e kutisë së kartonit hapni dy vrima, si në figurë. Diametri i njërës vrimë duhet të jetë sa ai i pjesës së parme të elektrikut të dorës, në mënyrë që ajo të futet në të. Vrima tjetër duhet të jetë aq e madhe, sa të mund të shikoni çfarë ndodh në kuti. Vendoseni monedhën brenda dhe mbuloni kutinë me kapak. Mbuloni me dorë vrimën e hapur për elektrikun e dorës. Parashikoni nëse do të arrini ta shikoni monedhën. Provoni parashikimin tuaj. Tani afroni elektrikun e dorës te vrima e kutisë.Si mendoni, a do ta shikoni monedhën? Provoni parashikimin.Si arrijmë t’i shohim objektet5 Si arrijmë t’i shohim objektet 63

