Page 66 - Demo
P. 66


                                    Mjetet e nevojshmedy pasqyra të vogla • një objekt i vogëlFjalët kyçesipërfaqe, pasqyrë, shëmbëllim, periskop, paraqesVeprimtaria 5.25.2 PasqyratNjë sipërfaqe e lëmuar, siç është ajo e pasqyrës, e reflekton shumë mirë dritën. Kur shihemi në pasqyrë, shikojmë në të pasqyrimin e fytyrës sonë. Pamja e fytyrës në pasqyrë quhet shëmbëllim.Pasqyrimin e dritës mund ta tregojmë apo paraqesim si në figurën përbri. Rrezet e dritës (tufën) i paraqesim me vija të drejta, ndërsa drejtimin e përhapjes së tyre me shigjeta.Shihuni në pasqyrë. A është njësoj si ju shëmbëllimi që shikoni? Ngrini dorën e majtë. A kryen të njëjtin veprim shëmbëllimi në pasqyrë? E kishit parashikuar një gjë të tillë? Shkruani disa fjali në një fletë letre dhe mbajeni para pasqyrës. Tani ngrijeni fletën lart. A ndryshon shëmbëllimi në pasqyrë? Vendosni dy pasqyrat vertikalisht, në kënd të drejtë me njëra-tjetrën. Aty ku takohen pasqyrat, vendosni një objekt të vogël (si në figurë).A e gjeni dot?Sa shëmbëllime shikoni në këtë rast? Diskutoni me njëri-tjetrin pse ndodh kjo.64 5 Si arrijmë t’i shohim objektet
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70