Page 68 - Demo
P. 68
Shumë bukur! Faleminderit, Ana.5.3 Si të shikojmë pas vetesMjetet e nevojshmeletra ngjitëse • pasqyra të voglaVeprimtaria 5.3Ana ia thuri gërshet flokët motrës së saj, Sarës. Ajo dëshiron të shohë si i duken gërshetat pas kokës. Ana merr një pasqyrë dhe e mban në mënyrë të tillë që Sara të shikojë pjesën e pasme të kokës.Si arrin t’i shikojë gërshetat, Sara? Burimi i dritës në dhomë ndriçon pjesën e pasme të kokës së saj. Nga aty, drita reflektohet mbi pasqyrën që mban Ana. Më pas, ajo reflektohet nga kjo pasqyrë, në pasqyrën përballë Sarës dhe prej andej, drejt syve të saj. A e gjen dot ç’të kam ngjitur në kurriz?Vizatoni në letrën ngjitëse një figurë, duke bërë kujdes të mos ju shikojë shoku. Ngjiteni letrën në kurrizin e tij dhe pyeteni nëse e gjen dot se çfarë keni vizatuar. Jepinishokut dy pasqyra. Njërën prej tyre duhet ta mbajë përpara vetes, ndërsa tjetrën pas shpinës, duke e lëvizur derisa të shikojë vizatimin.Si arriti ta shihte shpinën me anë të pasqyrave shoku juaj?Diskutoni për rrugën që përshkoi drita në këtë rast.66 5 Si arrijmë t’i shohim objektet

